“Bordel Ballkan” në festivalin ndërkombëtar të teatrit “MESS” - Insajderi
×
Kulturë

“Bordel Ballkan” në festivalin ndërkombëtar të teatrit “MESS”

Insajderi
08 October 2018 - 16:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në festivalin ndërkombëtar të teatrit “MESS” në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, shfaqja “Bordel Ballkan” është vlerësuar jashtëzakonisht shumë.

Kjo u tregua nga regjisori boshnjak, Dino Mustafiq, që tha se shfaqja me tekst të Jeton Nezirajt dhe më regjisor András Urbán, i la pështypje masës, me ritmin e saj të çmendur.

“Me ngazëllim nën ritmin e çmendur, aktorët nga Prishtina realizuan shfaqjen ‘Bordel Ballkan’ drejtuar nga Andras Urban, me tekst të Jeton Nezirajt. Ishte një punk ballkanik në skenë, energji të njohura dhe fanatizëm skenik të aktorëve shqiptarë. Është mirë t’i shohësh dhe të punosh me ta”, tha Mustafiqi në një postim në Twitter, raporton Koha.net.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark