Arrin në atdhe trupi i pajetë i dirigjentit Bahri Çela - Insajderi
×
Kulturë

Arrin në atdhe trupi i pajetë i dirigjentit Bahri Çela

Insajderi
09 October 2018 - 13:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trupi i pajetë i dirigjentit dhe profesorit Bahri Çela, i cili u nda nga jeta më 30 shtator në Londër, sot, më 9 tetor, kthehet në atdhe, merr vesh Koha.net nga familja e tij.

Varrimi i Bahri Çelës do të bëhet një ditë më pas, më 10 tetor, në Prishtinë, ku ai kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës, ku bëri emër si dirigjent, themelues i Orkestrës Simfonike dhe pedagog universitar.

Për ta kujtuar e nderuar, të mërkurën (10 tetor), në orën 15, në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare (Instituti i Historisë), në Prishtinë, do të mbahet mbledhje komemorative, ndërsa në orën 17, po atë ditë, do të bëhet varrimi i tij në Varrezat e kryeqytetit. Kortezhi do të niset nga parkingu i te xhamia në varreza. Bëhet ditur po ashtu se familja e Bahri Çelës do të pranojë ngushëllime më 11 e 12 tetor , nga ora 8-17 në ambientet e Hotelit “Sirius” (hyrja anësore).

Bahri Çela vdiq në Londër në mëngjesin e 30 shtatorit, pas vuajti për disa muaj një sëmundje të pashërueshme të organeve të frymëmarrjes.

Me vdekjen e tij Kosova humbi një nga veteranët e edukimit muzikor, profesorin shumëvjeçar të Fakultetit të Arteve, punëtorin e rrallë dhe të pakursyer dhe njërin ndër inicuesit kyç të themelimit të institucioneve muzikore në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark