Arta Dobroshi, aktorja më e mirë në Festival des Antipodes - Insajderi
×
Kulturë

Arta Dobroshi, aktorja më e mirë në Festival des Antipodes

Insajderi
15 October 2018 - 16:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi është zgjedhur aktorja më e mirë në Festival des Antipodes me rolin e saj në filmin “Stray”.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re.
Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara.

Arta kësisoj me rolin kryesor në këtë film kishte bërë edhe një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.
Në një peisazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim./kultplus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark