Kryeministri Haradinaj nderon Ansamblin "Shota" me medaljen "Gjergj Kastrioti" - Insajderi
×
Kulturë

Kryeministri Haradinaj nderon Ansamblin “Shota” me medaljen “Gjergj Kastrioti”

Insajderi
18 October 2018 - 10:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e Ansamblit Kombëtar  të Këngëve dhe Valleve “Shota”, i cili poashtu i ka nderuar me medaljen “ Gjergj Kastrioti”, për kontributin e  dhënë dhe përfaqësimin dinjitoz përgjatë këtyre viteve.

“Emblema e folklorit të Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, për dekada me radhë ka shpalosur dhe promovuar thesarët më të çmuar kulturor të popullit tonë. Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, pata kënaqësinë e veçantë që sot ta nderoj këtë institucion identitar me medaljen ”Gjergj Kastrioti”, për kontributin e pashoq në ruajtjen e këngëve dhe valleve tradicionale, si dhe përfaqësimin dinjitoz të trashëgimisë dhe vlerave tona kulturore kudo në botë”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark