Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale - Insajderi
×
Kulturë

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Insajderi
27 October 2018 - 09:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo datë u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale, përcjell KosovaPress.

Dokumentet audiovizuale; si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekullit 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë për të mbrojtur identitetin kulturor të njerëzve; por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur që nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimit audiovizuale në botë janë të rrezikuara shkruhet në uebsajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark