“Enchantments” vjen nesër në Teatrin Dodona - Insajderi
×
Kulturë

“Enchantments” vjen nesër në Teatrin Dodona

Insajderi
01 November 2018 - 18:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Enchantments” titullohet shfaqja e dytë pjesëmarrëse në Festivalin e vetëm të vallëzimit bashkëkohorë në Kosovë “Albania-Kosovo Dance Meeting” 2018, shkruan KultPlus.

“Enchantments” me koreografi të Livia Leprit shpreh një shëtitje përmes zbulimit të vetes dhe atyre momenteve të jetës që e shënojnë burrin, duke e kthyer banalitetin në epërsi. Ato fragmente të jetës që duhet të shkruhen në shkëmb e që japin guximin për të lënë shenjat e tyre në rërë.

Festivali “Albania-Kosovo Dance Meeting 2018” mbështet nga MKRS dhe është pjesë e festivalit të njëjtë me atë në Shqipëri e që mbahet tash e 13 vite dhe i cili sjellë shfaqjet dhe kërkimet më të reja koreografike në Shqipëri dhe në Kosove.

Drejtor artistik i festivalit është Gjergj Prevazi, koordinator për Shqipëri Tristan Sherifi dhe koordinator për Kosovë.
Shfaqja do të mbahet nesër duke filluar nga ora 19:00 në Teatrin “Dodona”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark