Vendi i parë që shprehet i gatshëm për t’i licencuar kriptovalutat - Insajderi
×
Teknologji

Vendi i parë që shprehet i gatshëm për t’i licencuar kriptovalutat

Insajderi
03 November 2018 - 18:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hong Kongu mund të bëhet vendi i radhës i cili vendos të rregullojë kriptovalutat me autoritetet të gatshme të ndërmarrin një hap të tillë.

Autoritetet thanë se kanë të gatshëm një bazë ligjore konceptuale e cila mund të përdoret për të rregulluar aktivitetin e bursave kriptografike të cilat operojnë jashtë ligjeve financiare në fuqi.

Disa prej platformave më të mëdha në botë të tregtimit të kriptovalutave kanë zgjedhur Hong Kongun si bazë për operacionet e tyre.

Megjithatë Japonia njihet si vendi i kriptovalutave. Ky vend tashmë ka prezantuar licencimin e bursave, por kritikat nuk kanë munguar.

Binance, platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptovalutave, e konsideron rregulloren Japoneze si tejet të shtrënguar.

Po Hong Kongu si do të veprojë? Aktualisht nuk ka zëra për licencimin e bursave./PCËorld Albanian


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark