Kushtrim Hoxha fiton çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin e Filmit të Bosforit - Insajderi
×
Kulturë

Kushtrim Hoxha fiton çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin e Filmit të Bosforit

Insajderi
03 November 2018 - 19:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori Kushtrim Hoxha i cili është paraqitur me rol kryesor në filmin ‘Cold November’, së fundmi është shpërblyer me çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin e Filmit të Bosforit në Stamboll.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” me regji te Ismet Sijarinas është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark