“Janinës ç’i panë sytë” këndohet nga grupi anglez në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar - Insajderi
×
Kulturë

“Janinës ç’i panë sytë” këndohet nga grupi anglez në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

Insajderi
04 November 2018 - 13:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Janinës ç’i panë sytë” është një këngë popullore polifonike labe, e cila është kënduar nga zëra të ndryshëm qoftë vendor dhe të huaj, shkruan KultPlus.

Tanimë kjo këngë është dëgjuar edhe në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, atje ku është kënduar nga një grup anglez. British Polyphony Group kanë bashkuar zërat e tyre në zbërthimin e tekstit të kësaj kënge të njohur labe.

Kënga përmend ngjarje historike ndoshta të viteve 1840 – 1890 dhe ka për vendngjarje Janinën, pikërisht Pesë Puset (turq. Beşpınar, greq. Pentepigadhia), si një ish-zonë e jetës kulturore të shqiptarëve. Kënga i referohet Zenel Çelos nga fshati Horë-Vranisht që pasi vret pashain në tendën e tij zihet ne pusi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark