Kurti për AAK-në: Zemërimin më të vogël se lakminë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për AAK-në: Zemërimin më të vogël se lakminë

    Insajderi
    29 August 2016 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë të tij se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ndalur në rezistencën e saj karshi pushtetit aktual, sepse e ka më të madhe lakminë se sa zemërimin.

    Kurti, në intervistën dhënë portalit Periskopi.com, thotë se moti kanë paralajmëruar se AAK-ja flirton me pushtetin.

    “E kemi paralajmëruar qysh herët komunikimin flirtues (të AAK-së) me pushtetin dhe unë besoj që zemërim i udhëheqjes ka qenë më i vogël se sa lakmia, pra zemërimi me gjendjen aktuale ka qenë më i vogël se sa lakmia për pushtet dhe kjo i ka zmbrapsur në rezistencën dhe qëndrueshmërinë e tyre”.

    Kurti ka thënë se “udhëheqësia e AAK-së dhe e Nismës është tepër e qetë për të qenë e brengosur”.

    Ai u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve të Republikës, përfshirë anëtarësinë e AAK-së dhe Nismës, që të jenë me një shtator në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”.

    “Vetëm duke pasur Republikë mund të jemi qytetarë dhe një shtatori është data vendimtare për këtë gjë, protestat në të kaluarën nuk kanë kuptim pa u pasura me protestën e një shtatorit”, ka thënë pos tjerash Kurti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark