Ky është fshati shqiptar, ndër 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2019 - Insajderi
×
Kulturë

Ky është fshati shqiptar, ndër 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2019

Insajderi
11 November 2018 - 09:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vitit 2019 në të gjithë botën e si për çudi, mes tyre, në këtë listë të shkurtër, është përzgjedhur edhe Ksamili ynë i bukur.

Këto që do të shikoni më poshtë janë destinacionet e preferuara dhe më të bukura që Booking.com sugjeron për vitin e ardhshëm.

Ksamili renditet në vendin e 9, ndërsa për të thuhet se është një fshat i vogël ishullor që ndodhet në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët cilësohet si një perlë.

Daily Mail shkruan: “I vendosur në jug të Rivierës Shqiptare, Ksamili ofron ujëra të kristalta dhe të kthjellëta, me plazhe e restorante të shumta.Pranë Ksamilit ndodhet edhe Syri i Kaltër, një liqen i vogël ku uji krijon ngjyra të shumta që të japin idenë e syrit, si dhe Butrinit, një qytet i vjetër, i futur në Vendet e Mbrojtura të UNESCO-s”.

Këto janë fshatrat e tjerë, destinacionet e preferuara gjatë vitit të ardhshëm.

Ksamil, Shqipëri

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark