Fillon  panairi i 20-të i Librit në Tiranë - Insajderi
×
Kulturë

Fillon  panairi i 20-të i Librit në Tiranë

Insajderi
14 November 2018 - 16:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Panairi i Librit është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2016-nëntor 2017.

Ky panair bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Panairi i 20-të i Librit ‘Tirana 2017-të’ nis më 15 nëntor me fillim nga ora 08:00 në Pallatin e Kongreseve dhe zgjat deri më 19 nëntor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark