Seriali që provokon Zotin - Insajderi
×
Kulturë

Seriali që provokon Zotin

Insajderi
31 August 2016 - 18:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes kësaj interviste të animuar mes një gazetari me Zotin, ky i fundit tregon qëndrimet e tij ndaj njerëzimit dhe ndaj të ashtuquajturve Shteti Islamik të cilët po kryejnë sulmet në emër të tij.

Gazetari: Përshëndetje, sot me mua në intervistë është i pranishëm Zoti

Zoti: Zoti bekon

Gazetari: Zoti e bekoftë Zotin

Gazetari: Zot, ju sot dëshironi të deklaroheni haptazi për çështje të caktuara, për çfarë çështje është fjala?

Zoti: Për gjithçka që ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve jetesë të njerëzve – për të cilën po fajësohem unë – sulmet, sëmundjet, katastrofat natyrore, unë nuk kam të bëjë me asnjërën prej tyre.

Zoti: E vërteta qëndron se unë nuk kam menduar për Tokën që një kohë të gjatë.

Gazetari: Ju nuk keni menduar fare për neve?

Zoti: Dëgjo, unë e krijova Tokën 4.6 miliardë vite më parë dhe duhet ta dini se universi ka miliarda Toka të tjera. A mendoni ju për pikturën e parë që e keni krijuar gjatë kohës kur keni qenë në kopsht?

Gazetari: Jo

Zoti: Pikërisht, unë që atëherë merrem me gjëra të tjera, e çfarë dëgjoj tani nga ju? Zoti po na dënnon neve me Ebola, Zoti na ka dërguar një shenjë, bile disa njerëz edhe po vrasin në emrin tim, andaj edhe jam i detyruar të ju pyes, çfarë po ndodhë me juve njerëz?

Gazetari: Në rregull, por shumë njerëz në Tokë pyesin, nëse nuk ka Zot që na shikon, atëherë si po ndodhin tërmetet?

Zoti: Sepse pllakat tektonike të Tokës fërkohen mes vete… a nuk e keni pasur vëmendjen për këto gjëra gjatë studimeve në shkollë?

Gazetari: A dëshironi të bëni deklarim tani live?

Zoti: I dashur njerëzim, wazzap! Nuk do të flasë gjatë.

Lerëmni mua jashtë budallallëqeve të juaja. Nuk ju dua më shumë se krijesat e tjera. Mos bëni veprime në emrin tim, sepse nuk më duheni. Nuk më interesojnë emërimet e juaja që i bëni ndaj meje, Allah, Zot, Jehova… Dua t’ua bëjë me dije se unë nuk kam të bëjë me asnjë prej atyre sulmeve e me asnjë prej atyre sëmundjeve që i keni, e gjithashtu nuk kam të bëjë me përformancën e këngëtarit amerikan Kanye West “Bohemian Rapsody”. Gjithashtu mjaftë vrisni njerëz në emrin tim – nëse ka ndonjë njeri që nuk e kisha dashur të jetojë në Tokë, në radhë të parë nuk do ta kisha krijuar.

Gazetari: E logjikshme

Zoti: Edhe një gjë, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet për president, do e hedh planetin e juaj në errësirë dhe do e bëj planetin Mars të madhërishëm.

Gazetari: Me gjasë ju keni hequr dorë nga njerëzimi? A është dikush që mund të ju zëvendësoj juve në këtë pozitë?

Zoti: Askush nuk më kujtohet tani

Gazetari: Vërtetë?

Zoti: Jessie J

Gazetari: Më falni, kush?

Zoti: E dua këngëtaren Jessie J. (e këndon këngën e saj “Bang Bang”)

Zoti: Ajo është e mahnitshme, thjeshtë e mahnitshme

Gazetari: Mendova më shumë për njerëzit si Nelson Mandela ose Nëna Terezë?

Zoti: Edhe ata janë të mirë, por Jessie J këndon shumë mirë ….

Shikoni videon për të parë intervistën me Zotin: 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark