Sot mbahet akademi kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip - Insajderi
×
Kulturë

Sot mbahet akademi kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip

Insajderi
21 November 2018 - 09:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Manastir, me një akademi solemne, sot shënohet 22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, dhe 110-vjetori i Kongresit të Manastirit. Këtë veprimtari e organizon Sekretariati për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë akademi pritet të marrin pjesë përfaqësues eminentë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademisë Shqiptare për Studime albanologjike, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë i Kosovës, dhe përfaqësues shkencorë, shoqërorë dhe politikë nga Maqedonia.

Akademia mbahet në ambientet e Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir dhe fillon në orën 15.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark