Risia e Instagram, mund të ndani historitë vetëm me miqtë e afërt - Insajderi
×
Teknologji

Risia e Instagram, mund të ndani historitë vetëm me miqtë e afërt

Insajderi
01 December 2018 - 22:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e Premte, rrjeti social i fotografisë në pronësi të Facebook, Instagram, lançoi një veçori të re në aplikacionin mobil të quajtur “Close Friends” me të cilën përdoruesit mund të shpërndajnë historitë e tyre me një grup miqsh.

Funksioni i ri do të shfaqet në profilin e përdorues në menunë anësore dhe i disponueshëm për mbi 1 miliardë përdoruesit e Instagram.

Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë një grup miqsh dhe të ndajnë historitë ekskluzivisht me ta.

Nëse jeni pjesë e listës së ngushtë të ndonjë miku, do të vëreni një rreth jeshil përreth fotos së tyre në shiritin e historive si dhe një shenjë jeshile kur jeni duke parë historitë e tyre.

Muajt e fundit Facebook është fokusuar së tepërmi në Instagram i cili është edhe gjeneratori me rritjen më të shpejtë të të ardhurave të kompanisë.

Rivali kryesor, Snapchat, gjithashtu ka ridizajnuar aplikacionin për të thithur më shumë përdorues e reklamues, raporton PCW.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark