Kevin Hart do ta moderojë ceremoninë The Oscars 2019 - Insajderi
×
Kulturë

Kevin Hart do ta moderojë ceremoninë The Oscars 2019

Insajderi
06 December 2018 - 12:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori Kevin Hart do të jetë moderator i natës së madhe për filmin botëror, ceremonisë The Oscars.

Hart do ta moderojë ceremoninë e 91 me radhë, e cila do të mbahet me 24 shkurt në Hollivud.

Me anë të një postimi në Instagram ai ka treguar se më në fund, erdhi koha e tij për të moderuar këtë ceremoni ku nderohen filmat dhe aktorët e aktoret më të mira të vitit, shkruan Kultplus.


Këtë vit, në shkurt, ceremonia e Oscars u moderua nga Jimmy Kimmel dhe u shikua nga 26.5 milionë shikues në mbarë botën.

Hart është 39 vjeçar ndërsa vitin e kaluar luajti në filmin “Jumanji”.

Në anën tjetër, nominimet për Oscar do të shpallen me 22 janar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark