Qarri: Etnocid Kulturor - Serbia në UNESCO me lahutën shqiptare - Insajderi
×
Kulturë

Qarri: Etnocid Kulturor – Serbia në UNESCO me lahutën shqiptare

Insajderi
08 December 2018 - 11:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elizabetë Qarri, ligjëruese universitare dhe pedagoge e muzikës ka reaguar pasi Serbia paraqiti në UNESCO lahutën si instrument tradicional serb.

“Paraqitja e lahutës  shqiptare nga Serbia si instrument tradicional serb, shpërfaqi edhe një padrejtësi ndaj shqiptarëve e cila ditë më parë u përkrah  nga  Organizata Ndërkombëtare për Edukim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, duke e regjistruar atë në listën e  trashëgimisë kulturore të Serbisë,  si vlerë  botërore.

Është e qartë që në rrethana të tilla, mund të shtrohen pyetje lidhur me përkatësinë etnokulturore të instrumenteve, pasi që instrumente muzikore  shumë të ngjashme me lahutën, mund të jenë përdorur edhe në vende të ndryshme të Evropës Juglindore. Por, autenticiteti  i lahutës si instrument muzikor  është i lidhur eksluzivisht me lashtësinë e popullit shqiptar,  për tu përvetësuar më pas edhe  nga popuj të ndryshëm përfshirë këtu edhe sllavët”, thuhet në reagimin e Qarrit.

Përmes eposit dhe frymës heroike , lahutarët tanë kanë lartësuar  veprat e kolosëve kombëtarë, prandaj nga pikëpamja kulturore mund të themi lirisht që lahuta është një  simbol kult shqiptar, i cili  nga të parët tanë është përcjell edhe si  amanet  për të motivuar  ruajtjen e  heroizmit dhe virtyteve  tona të trashëguara ndër shekuj”, shkruan ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark