Gjykata merr një vendim të befasishëm për iPhone - Insajderi
×
Teknologji

Gjykata merr një vendim të befasishëm për iPhone

Insajderi
10 December 2018 - 16:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania prodhuese e çipëve teknologjik, Qualcomm Inc, të hënën deklaroi se ka fituar një kontest gjyqësor në një Gjykatë kineze kundër kompanisë së madhe amerikane iPhone.

Sipas vendimit që ka marrë Gjykata në Kinë, iPhone do ta ketë të ndaluar që të eksportojë dhe të shes disa modele të produkteve të saj në Kinë, për shkak të disa shkeljeve lidhur me licensat e çipëve të telefonave mobil.

Ky vendim i Gjykatës ndikon në modelet iPhone 6S e deri tek iPhone X. Kompania Qualcomm, e cila është furnizuesja më e madhe e çipëve për telefonat celularë, fillimisht kishte paraqitur rastin e saj në Kinë në fund të vitit 2017.

Në një reagim, kompania Apple megjithatë tha se iPhone po vazhdon ende të shitet në Kinë, por me një softuer të ri. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark