Përzgjidhen projektet artistike të artistëve që do të ekspozojnë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 - Insajderi
×
Kulturë

Përzgjidhen projektet artistike të artistëve që do të ekspozojnë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019

Insajderi
11 December 2018 - 18:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë artistë pamor janë përzgjedhur që të jenë pjesë e programit artritik për vitin e ardhshëm në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kompleksin “Qafa”.

Nga 20 propozime projekte që kishin konkurruar në konkursin e GMK-së, vetëm 6 prej tyre janë përzgjedhur për të qenë pjesë e programin të ekspozitave të kësaj galeri për 2019, shkruan Kallxo.com.

Koordinatorja e kësaj Galerie Dhurata Ramosaj- Shala ka thënë për Kallxo.com se komisioni i GMK-së në përbërje të Zymer Mulliqi, drejtor në Galerinë e Artit në Pejë, Maksut Vezgishi, artist i njohur dhe Milot Mustafa, artist, nga 20 projekte konkurrente të artistëve, ka përzgjedhur projektet e artistëve: Visar Mulliqi, Jeta Kalaveshi, Artan Hasani, Vehbi Murati, Lumjetë Havolli-Blakçori dhe Lebibe Topalli-Shabani.

“Numri i total i aplikantëve ka qene 20, kurse komisioni vlerësues i përberë nga 3 emra të fushës së artit kanë përzgjedhur gjithsej 6 projektet e artistëve të cilët do të ekspozojnë në vitin 2019”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark