Juliette Binoche zgjidhet presidente e jurisë së Berlinales së 69 - Insajderi
×
Kulturë

Juliette Binoche zgjidhet presidente e jurisë së Berlinales së 69

Insajderi
12 December 2018 - 08:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Juliette Binoche do të jetë presidentja e jurisë së festivalit Ndërkombëtar të 69 në Berlin, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 Shkurt të 2019-ës.

Këtë lajm e ka njoftuar drejtori aktual I festivalit, Dieter Kosslick, i cili është gëzuar shumë që Juliette do të jetë presidente e jurisë ndërkombëtare të 2019-ës.

Festivali është veçanërisht i lidhur me të, edhe unë jam i lumtur që ajo tani rikthehet në këtë rol të jashtëzakonshëm, ka thënë Kosslick. Binoche nga ana e saj ka shprehur falënderimet për këtë nder prestigjioz, ku veçanërisht ka falënderuar drejtorin Dieter Kosslick, i cili në fakt do ta lërë vendin e tij si drejtor i Berlinales duke nisur nga edicioni i vitit 2020.

Aktorja, fituese e çmimit Oscar në vitin 1996 për interpretimin e saj në filmin “Pacienti Anglez”, ka interpretuar në mbi 70 filma. Ka fituar gjithashtu edhe në festivalin e Kanës për rolin e saj si protagoniste në filmin “Çifti i Certifikuar”, të regjisorit iranian Abbas Kiarostami. Filmi i saj i fundit i projektuar në Berlinale është “Nadie Quiere la Noche” nga Isabel Coixet.

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark