KEK kthehet me koncert pas 12 viteve - Insajderi
×
Kulturë

KEK kthehet me koncert pas 12 viteve

Insajderi
12 December 2018 - 13:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

K.E.K, bendi punk nga Prishtina kthehet për të performuar për herë të parë pas 12 viteve n’Termokiss në kuadër të Krejt Ka Pak III më 14 Dhjetor.

Para performancës së tyre do të shfaqet xhirimi i papublikuar i koncertit në hapësirën “No Limits” në Ulpianë (2004).

I formuar në vitin 2000, bendi K.E.K (Kreativ e jo Komercial) veproi në skenën kosovare deri në vitin 2008.Ata mishëruan zhanre të ndryshme, me tekstet e tyne që ishin punk.punk.punk krahas zhurmës mbizotëruese të gjeneratorëve dhe muzikës komerciale në atë kohë. Grupi lëshoi një inçizim të drejtpërdrejtë me titull “Live In Podrum” me 11 këngë, si: Vdiq Naimi, Shkolla na thërret, Black Psychosis, Mullini dhe të tjera.

Muzika folklorike dhe tradicionale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin artistik të bendit K.E.K, ku muzikën e tyre, ata e krijuan duke e nxjerrë bazën kulturore nga ky zhandër dhe duke i integruar këto elemente në punk.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark