Shitet vepra origjinale e Prustit - Insajderi
×
Kulturë

Shitet vepra origjinale e Prustit

Insajderi
14 December 2018 - 20:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Botimi origjinal i veprës “Nga ana e Suanit” e Marsel Prustit u shit sot për 1,51 milionë euro, një rekord botëror për një vepër origjinale në frëngjisht, bëhet e ditur nga kompania e ankandeve ”Sotheby’s”.

Kjo kopje e rrallë, e cilësuar nr 1, ishte vlerësuar fillimisht midis 600.000 dhe 800.000 euro. Vepra vinte nga biblioteka e Pierre Berge e prezantuar për të dalë në ankand tek ”Drouot” në Paris.

Rekordi i mëparshëm për një vepër origjinale në frëngjisht ishte regjistruar në 2009 për një vepër origjinale “Lulet e së keqes” të Bodeler e shitur në atë periudhë në ankand me vlerën e 775000 euro./KosovaPress


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark