Promovohet libri “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” i Stefan Çapalikut - Insajderi
×
Kulturë

Promovohet libri “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” i Stefan Çapalikut

Insajderi
18 December 2018 - 15:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është nikoqire e promovimit të vëllimit të tretë të ciklit romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” të autorit Stefan Çapaliku.

Ky vëllim është botim i Entit Botues “Gjergj Fishta”, transmeton KultPlus.

Promovimi do të jetë në formën e bashkëbisedimit të gazetarit Agron Shala me autorin Stefan Çapalikun. Ndërsa aktori Enver Hyseni do të lexojë fragmente të shkurta nga libri.

Promovimi do të mbahet më datë 19 dhjetor në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark