“Agnus Dei” merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare - Insajderi
×
Kulturë

“Agnus Dei” merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare

Insajderi
13 September 2016 - 13:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi kosovar ‘Agnus Dei’ me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka fituar edhe dy çmime ndërkombëtare.

Javën e kaluar, në festivalin Leke View International Film Festival në Ludhiana të Indisë, Agnus Dei ka fituar çmimin Regjisori më i mirë.

Kurse në Scandinavia International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Helsinki të Finlandës, ka fituar çmimin Awards of Recognition, njofton KultPlus.

Më datë 17 shtator do të mbyll edicioni e 32-të të festivalit të njohur La Rioja es de Cine i cili mbahet në Logroño të Spanjës. Në këtë festival, ‘Agnus Dei’ është i nominuar në pesë kategori për çmimet kryesore si: Filmi më i mirë ndërkombëtar, Regjia më e mirë, Skenari më i mirë, Kamera më e mirë dhe Montazhi më i mirë.

Gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, filmi ‘Agnus Dei’, do të vazhdoj rrugëtimi nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark