Gëzim Aliu fiton çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi - Insajderi
×
Kulturë

Gëzim Aliu fiton çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi

Insajderi
21 December 2018 - 15:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gëzim Aliu me romanin “Gosti në natën e parë të vjeshtës” është fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi.

Romani fitues befason në shumë kuptime dhe ky është edhe sekreti i tij. Është udhëtim në oqean shpirti, pa pretenduar të zbulojë një kontinent. Është shkruar me një urtësi të brendshme. Gjuha e bukur shqipe dhe rrëfimi i autorit, ndërlidhja e ngjarjeve të tri periudhave të Kosovës, janë disa prej veçorive të shumta të librit.

“Në një vend fatkeq është e vështirë të jesh i lumtur. Përveç fjalëve të jurisë, po ndihem i lumtur, shpresoj që lumturia ime të zgjasë së paku një orë”, ka thënë shkurt fituesi Aliu pas pranimit të çmimit, shkruan Koha.net

Vitin e kaluar fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi ishte Zija Çela me romanin “Ora e Zooparkut”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark