Apple humb më shumë se 50 miliardë dollarë për një ditë - Insajderi
×
Teknologji

Apple humb më shumë se 50 miliardë dollarë për një ditë

Insajderi
04 January 2019 - 19:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aksionet e Apple ranë në 144 dollarë ose 14 dollarë më pak se një ditë më parë. Vlera e aksioneve ka rënë në pikën më të ulët që prej një viti e gjysmë.

Apple u spostua në vendin e katërt pas Microsoft, Amazon dhe Google, si kompania më me vlerë.

Apple ka humbur 57 miliardë dollarë brenda 24 orëve.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook fajësoi luftën tregtare me Kinën dhe programin e zëvendësimit të baterive që zgjati përgjatë gjithë 2018-ës.

Që kur u bë kompania e parë trilion dollarëshe në botë vitin e kaluar, Apple ka përjetuar një rënie të vazhdueshme në vlerë tregu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark