Edicioni i 183-të i Oktoberfest – festivalit më të madh të birrës në botë – është duke u mbajtur në Mynih. Pritet që deri në gjashtë milionë vizitorë të jenë të pranishëm këto ditë në këtë festival.
Festivali i parë është mbajtur në vitin 1810 si nderim për martesën e princit të Bavarisë, shkruan The Guardian.
Këtë vit, autoritetet gjermane kanë paralajmëruar masa të shtuara të sigurisë që do të jenë të pranishme deri sa të përfundojë festivali, në kohën kur kryeqytete evropiane kanë qenë caqe të sulmeve terroriste nga Shteti Islamik.
Festivali zgjatë 16 deri 18 ditë dhe në vitin 2013 u raportuar se janë pirë afër 8 milionë litra birrë.
Njerëzit duke pritur në radhë në shi në ceremoninë hapëse të festivalit
Vizitorët duke tentuar të marrin birra falas në hapje të ceremonisë
Përveç birrës, edhe kostumet tradicionale konsiderohen si një nga atraksionet e festivalit.
Vajzat me veshje tradicionale bavareze duke shijuar birrën
Festivali i ndriçuar gjatë mbrëmjes
Një kamerier duke bartur ushqim
Një improvizim modern i veshjes tradicionale