Kiki Rrahmani ia dhuron medaljen e vetme që i kishte munguar bodybuilderit të parë shqiptar - Insajderi
×
Kulturë

Kiki Rrahmani ia dhuron medaljen e vetme që i kishte munguar bodybuilderit të parë shqiptar

Insajderi
13 January 2019 - 21:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Idriz Humolli, i njohur ndryshe si “Herkulesi” i parë shqiptar në boudybuilding, ka qenë i ftuari i radhës i emisionit “Talk”.

Ai ka rrëfyer momentet më të spikatura gjatë karrierës së tij të gjatë dhe jashtëzakonisht të suksesshme në sportin e boudybuilding-ut.

Ka rrëfyer ndjenjën e të qenurit i pari shqiptar në këtë fushë dhe emocionet që ai i kishte pasur në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Humolli, në emisionin e Kiki Rrahmanit, ka pranuar një medalje të cilën nuk e kishte pasur asnjëherë gjatë karrierës së tij – karrierë e cila i kishte sjellur atij shumë medalje të ndryshme ndërkombëtare.

Por, Kiki Rrahmani, ia ka dhuruar Idriz Humollit, medaljen “Best Father”, po “Babai më i mirë”.

Kjo medalje, e emocionoi jashtëzakonisht Idriz Humollin, i cili e falenderoi për idenë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark