INTENT New Theatre në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë sjellë shfaqjen "All my sons" të Arthur Miller - Insajderi
×
Kulturë

INTENT New Theatre në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë sjellë shfaqjen “All my sons” të Arthur Miller

Insajderi
16 January 2019 - 13:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

INTENT New Theatre në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë sjellë projektimin e radhës.

Portreti i ashpër i Arthur Miller mbi shoqërinë Amerikane ringjallet nga regjisori Howard Davies përmes një skenografije intriguese dhe performance të detalizuar.

Produkcioni i kapur nga Digital Theatre, drejtpërdrejtë në teatrin Apollo të Londrës është pritur me brohoritje nga kritika teatrale dhe është vlerësuar si ‘produkcion i fuqishëm i Miller, hiç më pak se që meriton kjo vepër’.(Henry Hitchings, Evening Standard)

Shfaqja kryesohet nga David Suchet në rolin e Joe Keller dhe Zoë Wanamaker si Kate Keller, me ndihmën e Stephen Campbell Moore dhe Jemima Rooper.

Përmbanë gjuhë ofenduese, dhunë dhe ndriçim të ndezur.

Image result for all my sons arthur miller

Image result for arthur miller


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark