Regjisori Isa Qosja dekorohet me mirënjohje nga Universiteti “Haxhi Zeka” - Insajderi
×
Kulturë

Regjisori Isa Qosja dekorohet me mirënjohje nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Insajderi
17 January 2019 - 12:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fakulteti i Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ka dekoruar me mirënjohje profesorin Isa Qosja në nderim të kontributit të tij të dhënë në fushën e artit, në veçanti në degën e Regjisë. Profesori Qosja është edhe një ndër themeluesit e degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve në Pejë, shkruan KultPlus.

Dekani i Fakultetit të Arteve në Pejë Hysen Nimani, në ceremoninë e dekorimit, u shpreh se ka qenë nder dhe privilegj të bashkëpunoi me profesorin Qosja, duke theksuar në veçanti për mundësinë e jashtëzakonshme të studentëve që të përfitojnë nga ligjëratat e profesorit.

“Kontributi i Profesor Isa Qosja në themelimin e Degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve ka qenë thelbësor, për çka Universiteti “Haxhi Zeka” i është mirënjohës Profesor Qosjes. Puna dhe përkushtimi jetësor i Profesorit Isa Qosja si dhe angazhimi i tij në Fakultetin e Arteve, ka rezultuar me sukses me ç’rast studentët e këtij Fakulteti dhe përfitues të ligjërimeve të profesor Qosja, kanë arritur të fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare”, është shprehur Nimani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark