Meta: Emocione të paharruara nga vizita në Tuz të Malit të Zi - Insajderi
×
Kulturë

Meta: Emocione të paharruara nga vizita në Tuz të Malit të Zi

Insajderi
22 January 2019 - 17:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë vizitës shtetërore në Malin e Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur dhe në muzeun etnografik shqiptar në Tuz.

Emocionet e kësaj vizite Kreu i Shtetit i ka ndarë me qytetarët, teksa shkruan në “Facebook” mbresat. Ai i shpreh mirënjohje patriotit Shtjefën Ivezaj dhe familjes së tij e bashkëpunëtorëve që kanë mbledhur dhe ruajtur këtë pasuri.

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufishme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.??”, shkruan Presidenti i Republikës.

Meta e ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dhe është takuar me homologun malazez si dhe me krerë të tjerë të shtetit fqinj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark