Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut - Insajderi
×
Kulturë

Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut

Insajderi
25 January 2019 - 15:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të endet nëpër Francë, me lansimin e një pulle postare që pritet të dalë së shpejti në qarkullim.

Pulla është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projekt-siluetit dekorativ në metal të prerë për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati.

Pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, do të nxirret në qarkullim nga “La Poste, France” (Posta e Francës).

Piktori Zamir Mati, i cili jeton në Paris, ka shpjeguar për “Kohën Ditore” sesi ka zënë fill gjithë ideja e një pulle postare kushtuar Skënderbeut atje./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark