Shkrimtarët kosovarë i ofendojnë gazetarët  - Insajderi
×
Kulturë

Shkrimtarët kosovarë i ofendojnë gazetarët 

Insajderi
29 January 2019 - 20:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës thirri gazetarët për të ndjekur një debat.

U diskutua për raportin ndërmjet shkrimtarëve dhe medieve por folën vetëm shkrimtarët, meqë në të ashtuquajturin debat nuk kishte asnjë përfaqësues të medieve.

Si duket, shkrimtarët e ndikuar nga gjendja e përgjithshme shoqërore në Kosovë, patën vetëm ankesa. Kërkuan që gazetarët të jenë njëkohësisht edhe kritikë letrarë përderisa thanë se kritikët letrarë në Kosovë janë të rrallë.

Madje shkrimtarët edhe i ofenduan gazetarët e kulturës duke i quajtur anëtarë të klaneve politike e artistike./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark