Kosova me dy filma në Festivalin e madh të Finlandës - Insajderi
×
Kulturë

Kosova me dy filma në Festivalin e madh të Finlandës

Insajderi
01 February 2019 - 14:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“NË MES” nga Samir Karahoda dhe “AJO” nga More Raça janë dy filmat nga Kosova të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës që janë përzgjedhur nga festivali i kategorisë A Tampere Film Festival, shkruan Insajderi.

Filmi ‘Në mes’ i regjisorit  Samir Karahoda po ashtu do jetë pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts” që mbahet në kuadër të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar  në Berlin të Gjermanisë.

Ai u bë kështu filmi i vetëm kosovar që merr pjesë në programin garues të Festivalit “Berlinale’, ndërsa premiera e filmit në kuadër të këtij festivali do të jetë me 12 shkurt 2019.

Ndërsa “Ajo”, nga More Raca është një ndër filmat më të suksesshëm kosovar për vitin 2018-të. Ky film mori pjesë në shumë festivale ndërsa ka marrë çmimin e jurisë në festivalin prestigjioz të Kajros./ Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark