“Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i vitit 1972 - Insajderi
×
Kulturë

“Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i vitit 1972

Insajderi
01 February 2019 - 14:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fondacioni Lumbardhi sot lansoi dokumentarin “ Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” të prodhuar në vitin 1972.

Dokumentari “Prizreni – Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” i prodhuar nga Zastava Film në vitin 1972 me regji nga Zvonimir Saksida, paraqet historinë, traditat dhe bukuritë e Prizrenit me qëllim të promovimit të potencialit turistik të qytetit. I gjetur në arkivin e Kino Lumbardhit për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” të realizuar në kuadër të projektit bashkëpunues “Prizren Urban Memoryscapes” mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore të mbështetur nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane, Komuna e Prizrenit dhe Sharrcem.

Restaurimi dhe digjitaizimi i “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” u realizua nga partneri i projektit Instituti Nacional Audio-Vizuel i Francës – INA dhe Ambasada Franceze./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark