
Jo serioz në kuptimin e të qenit masiv ose i paqartë, por serioz në angazhimin e tij në çështjet komplekse. Ndryshimi i madh erdhi me “The Big Short” më 2015, fitues i një çmimi Oscar, ku shpjegohen makinacionet prapa krizës financiare të viteve 2007-2008. McKay e vazhdon lojën me “Vice”, një film që tregon se si politika amerikane erdhi në gjendjen e sotme surreale. Përgjigja është te dy fjalë: Dick Cheney, shkruan kritiku i filmit Nicholas Barber, transmeton Telegrafi.
“Vice” përdor marifetet e njëjta si te “The Big Short”: ka sekuenca fantazie, monologë të murit të katërt, zëra ironikë dhe madje dialogje shekspiriane. Por, është më i fokusuar dhe më tërheqës sesa filmi i fundit i McKayt, sepse përqendrohet në jetën e një njeriu intrigues, pothuajse legjendar. Fillimisht shihet se si rrihet e si dehet më 1963, pastaj se si Cheney (Christian Bale) bëhet ndihmës i Donald “Rum” Rumsfeldit (Steve Carell), shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, kongresist, CEO i një kompanie të naftës dhe në fund zëvendëspresident që merr më shumë vendime se George W. Bush (Sam Rockwell). Cheney me kohën bëhet me i trashë e më tullac, për çka Bale bën një transformim tjetër unik (meritat shkojnë edhe te sektori i maskave).
Siç mund ta prisni nga një regjisor i “Anchorman”-it, “Vice” ka shumë satirë: Rockwelli është tërheqës si Dubay (nofkë e Bushit – v.j.), teksa është i lumtur që po heq autoritet nga vetja. Por, ajo që është më e habitshme për projektin është “tërbimi”. McKay vë klipe të fshatarëve kamboxhianë që digjen nga bombat amerikane ose qytetet afgane që shndërrohen në pluhur. Cheney dhe grupet e tij nuk janë karaktere vizatimorë, këmbëngul ai; ata janë mashtrues, torturues, vrasës masivë, shkatërrues të mjedisit dhe diktatorë të mundshëm. Disa njerëz që e shikojnë filmin “Vice” (ose refuzojnë ta shohin atë) do ta denoncojnë si propagandë liberale: McKay është mjaft i zgjuar për të përfshirë një shaka për këtë në fund të filmit. Por, pavarësisht nga prirjet politike, duhet të pranoni se ky është film cinik dhe i hulumtuar në mënyrë metodike që nuk jep shumë grushte.
Nëse grushtet lidhen me objektivin, është çështje tjetër. Gjatë tërë kohës tregohet se Cheney ka sulme të shpeshta në zemër, që i sheh si shqetësim i lehtë. Por, çfarë ishte zemra e Cheneyt, në aspektin metaforik? Çfarë ndodh në tru pas asaj fytyre? Në një skenë, i riu Cheney pyet Rumsfeldin: “Çfarë besojmë?” Përgjigja e Rumsfeldit është e qeshura djallëzore. Por, është një pyetje e drejtë. Çfarë beson Cheney? Si kongresist voton çdo projektligj që do ta bëjë botën një vend më mizor e më të ndotur. Si nënkryetar kërkon miratimin e “interpretimit të jashtëzakonshëm” dhe “marrjet masive në pyetje” me gjithë tmerret që përfaqësojnë. Por, nuk tregohet se pse i merr këto vendime.
Më herët, Cheney shfaqet si njeri i ngatërruar që bën gjithçka që i thuhet. Ai mund të jetë Forrest Gump: dikush që nuk është shumë i kthjellët, por që ka aftësi të jetë afër fuqisë. Dhe, ky student dhe atlet mesatar, siç e quan narratori, e bën kërcimin nga ndihmësi i përkëdhelur te sundimtari makiavelian. McKay nuk tregon se si ose pse kjo ndodhi. Në fillim thuhet se është vështirë të bëhet një biopik i dikujt që është shumë “i fshehtë”, porse “e bëmë më të mirën”. Por, kjo nuk mjafton.
McKay është më i sigurt në karakterizimin e gruas së Cheneyt, Lynne. E luajtur nga Amy Adams, kjo Zonjë Makbeth ka vendosmëri. E shtyrë nga urrejtja për babanë dhunshëm dhe alkoolik, e detyron Cheneyn të kthjellet dhe të bëjë diçka me veten. Ajo ka karizmë, për dallim nga ai. Por, porsa nisim ta kuptojmë, zhduket nga filmi. E, sa i përket burrit të saj, ai nuk duket i motivuar nga patriotizmi, ambicia apo lakmia. Sa më shumë që pëlqejmë imitimin e Balet, ne nuk e njohim atë.
“Vice”, përkundër zgjuarsisë dhe dhuntisë tregon edhe kufizimit e McKayt për satirë dokumentare. Atij i pëlqen të shfaq faktet dhe figurat e dokumentuara, të cilat janë në rregull, por dramaturgu do të duhej të ndalej dhe të bënte disa dramatizime. Ata duhet të shqyrtojnë emocionet dhe veprimet e një karakteri, në mënyrë intime, pasi McKay nuk ishte i gatshëm të jetë më i afërt e më personal. Ndoshta ai e urren shumë Cheney për ta humanizuar. Ndoshta kishte shumë materiale për të… / Insajderi.com