Insajderi
Biznes

“Pokemon Go” bie nga froni

Insajderi
28 September 2016 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Loja “Pokemon Go” nuk është më mbreti i aplikacioneve. “Sensor Tower”, e cila është platforma kryesore e analizave mbi aplikacionet, raportoi në një postim se loja që qëndroi në vend të parë për 74 ditë si aplikacioni me përdorimin më të madh ditor, tani nuk është më i tillë.

Vendin e “Pokemon Go” e ka zënë “Clash Royale”, e cila është një lojë strategjike e lansuar nga “Supercell” në fillim të këtij viti.

“Pokemon Go” deri më tani ka grumbulluar më shumë se 440 milionë dollarë bruto në treguan e “Apple”, “Google”, “Playstore”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark