Promovohet libri “Dheu i ofshamës” - Vijnë  tregimet nga vitet 98/99 - Insajderi
×
Kulturë

Promovohet libri “Dheu i ofshamës” – Vijnë  tregimet nga vitet 98/99

Insajderi
05 February 2019 - 16:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes ju fton të merrni pjesë në përurimin e librit “Dheu i ofshamës”.

Libri është përmbledhje me tregime të individëve, të cilët morën pjesë në projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP) në partneritet me KURVE Ëustroë nga Gjermania.

Tregimet përshkruajnë ngjarje historike nga periudha të ndryshme kohore, e në mënyrë të veçantë na sjellin në kujtesë vitet 1998-1999.

Në përurim të librit do të shfaqet edhe filmi dokumentar për projektin ndërsa mbahet më 6 shkurt me  fillim nga ora 17:00 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ky projekt përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark