Gratë që shpërfaqën historinë e Kosovës në botë - Insajderi
×
Kulturë

Gratë që shpërfaqën historinë e Kosovës në botë

Insajderi
11 February 2019 - 18:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gurakuq Dobruna është mjaft i angazhuar në punën e tij si dizajner grafik, veçmas kur bëhet fjalë për figurat e njohura shqiptare në botë, shkruan KultPlus.

Në një dizajn të punuar së fundmi, ai ka vendosur pesë figura të rëndësishme të grave në kopertinën, që e ka dizajnuar në formatin e revistës Lirindja.

Ai aty ka vendosur kampionen e xhudos Majlinda Kelmendi që ka ngritur flamurin e Kosovës në shumë gara olimpike në botë. Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë tri këngëtaret shqiptare që po shkelin skenat botërore, duke mos e mohuar asnjëherë vendlindjen e tyre dhe shpesh duke bërë simbolin e shqiponjës në botë. Andaj ai ka përmbledhur këto tri figura si krenari për kombin.

Një vend krah tyre, i ka dhënë edhe grave që sakrifikuan gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe përmes një gruaje simbol ai ka vendosur aty vuajtjet e refugjatëve që largoheshin nga shtëpitë me familjet e tyre duke u nisur në një rrugë te gjate në këmbë.  E tillë ishte dhe Sherife Luta, një nënë e re, e paveshur, me pelenën e vajzës në kokë, e pangrënë, në një mot të ftohtë e me dëborë, eci për afro një muaj të tërë në këmbë me mijëra banorë te tjerë që po përpiqeshin t’i shpëtonin luftës./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark