Bunkerët shqiptarë në BBC - Insajderi
×
Kulturë

Bunkerët shqiptarë në BBC

Insajderi
11 February 2019 - 20:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bunkerët shqiptarë tërheqin sërish vëmendje në Perëndim. Përmes një shkrimi, ku mbizotërojnë fotot, BBC tregon frymëzimin e fotografit Robert Hackman për të krijuar një libër me fotografi, i cili dokumenton praktikisht një pjesë të bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989.

Llogaritet të kenë qenë 500 mijë të tillë në të gjithë vendin, e ndërsa disa kanë mbetur në gjendjen fillestare, të tjerë janë shndërruar në kafene, shtëpi, restorante, apo rezervuare uji.

Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur vendin e përgatisnin për perspektivën e një lufte shkatërruese nukleare, diktatori shqiptar Enver Hoxha i bindi shqiptarët se bota jashtë kërkonte rrëzimin e shtetit të tyre komunist. “Por, në vend që të prodhonte një kundërpërgjigje teknologjike, prodhoi masivisht bunkerë”, është shpjegimi i dhënë nga BBC, shkruan TCH.

Libri i Hackmanit, i quajtur “Metamorfoza”, i tregon bunkerët siç janë sot. Fotografi ka përcjellë aty edhe dëshmi të njerëzve, që rrëfejnë sesi për t’ua forcuar idenë e kërcënimit e për t’ua bërë më bindëse nevojën e bunkerëve, jepeshin rregullisht alarme të rreme ajrore.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark