Sot do të mbahet komemoracion dhe homazhe për Idriz Ajetin - Insajderi
×
Kulturë

Sot do të mbahet komemoracion dhe homazhe për Idriz Ajetin

Insajderi
13 February 2019 - 11:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton opinionin e gjerë se me rastin e vdekjes së akademik Idriz Ajetit, në mjediset e Akademisë do të mbahet mbledhja komemorative në orën 13:00, ndërsa homazhet do të mbahen nga ora 13:30.

Varrimi i akademik Idriz Ajetit bëhet në varrezat e Prishtinës, në orën 15:30.

Ndryshe, sot është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark