Roboti artist vizaton portrete të njerëzve - Insajderi
×
Teknologji

Roboti artist vizaton portrete të njerëzve

Insajderi
14 February 2019 - 11:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Roboti me inteligjencë artificiale quhet Ai-Da dhe përdor një dorë bionike pajisur me një laps për të vizatuar çfarëdo që sheh.

Nëse keni dashur të dini sesi ngjani në sytë e një roboti, shumë shpejt keni për ta mësuar. Inxhinierët e firmës Britanike Engineered Arts kanë punuar së bashku me një pronar të një galerie Artesh në Britani për të krijuar robotin e parë artist.

Roboti me inteligjencë artificiale quhet Ai-Da dhe përdor një dorë bionike pajisur me një laps për të vizatuar çfarëdo që sheh.

Ai-Da është një përpjekje për të automatizuar punën e një artisti karikaturash. Roboti përdor kamera të fshehura në sytë e tij për të parë çfarë ka përballë dhe një kompjuter me inteligjencë artificiale për të identifikuar njerëzit, tiparet dhe mimikën e tyre.

Roboti vizaton çfarë i del përpara. Krijuesit i kanë dhënë Ai-Da një fytyrë realistike me lëkurë prej silikoni, gojë që lëviz, sy që përpëliten, dhëmbë 3D dhe një zë për tu përgjigjur pyetjeve.

Ai-Da nuk do të jetë aq natyral sa një njeri. Roboti do të prezantohet në Universitetin e Oksfordit në Maj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark