
“EU Insta sfida – kush është gruaja rol model për ty?” – fton secilin prej nesh që të përzgjedhim një person të gjinisë femërore të cilën e shohim si inspirim, një grua e cila na motivon çdo ditë me punën dhe mençurinë e saj, dhe këtë ta bëjmë publike duke u kyqur në këtë sfidë.
Që të jesh pjesë e kësaj iniciative në Instagram, është fare thjeshtë,
Ajo mund të jetë shoqja, vajza, nëna, gjyshja, kolegia e punës, familjarja, e dashura, bashkëshortja apo edhe një person publik që e njeh dhe mund të bësh foto me të. Ajo duhet të jetë një person të cilin e sheh si shembull për jetën, suksesin dhe lumturinë.
Me këtë fotografi, do të kesh mundësi të bëhesh pjesë e ekspozitës së fotografisë e cila do të hapet në muajin mars në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Gara ‘EU Insta Sfida – Kush është gruaja rol model për ty?’ është një metodë e mirë për të sjellë në vëmendje gratë dhe vajzat, personat e gjinisë femërore që tregojnë guxim, mençuri, maturi dhe sukses me punën që bëjnë çdo ditë.
Pas 1 marsit, ne do t’i përzgjedhim 25-30 fotografitë më të mira dhe do t’i kontaktojmë të përzgjedhurit përmes llogarisë në Instagram që të jenë prezent në aktivitetin që do të mbahet me datën 7 mars në Qendrën e Informimit dhe Kulturës së BE në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun.