Sonte mbahet “Berlinalja” - Kosova në garë me filmin “Në mes” - Insajderi
×
Kulturë

Sonte mbahet “Berlinalja” – Kosova në garë me filmin “Në mes”

Insajderi
16 February 2019 - 17:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi “Në Mes” nga Samir Karahoda është në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë.

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark