Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të Pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të Pavarësisë së Kosovës

Insajderi
17 February 2019 - 13:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, në bashkë organizim me Ministrinë e Diasporës ka organizuar një koktej/pritje, për përfaqësues te institucioneve suedeze, përfaqësuesit diplomatik dhe diasporën kosovare ne Suedi.

Me këtë rast u hap edhe ekspozita e dizajneres së njohur kosovare Arbresha Hoxha, ekspozite kjo e cila mori vëmendje të madhe të pjesëmarrësve te këtij eventi,Ekspozitat e Hoxhës vazhdon të hapen edhe ne pjesën tjetër te Evropës veriore, si ne rastin e organizimit ne Suedi, vend ky i cili për nga numri i diasporës tone ne Evrope është i treti pas Zvicres dhe Gjermanisë.

Me këtë rast Hoxha falënderon Ambasadën e Republikës se Kosovës ne Stokholm për organizimin e kësaj ekspozite.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark