Facebook nuk ndalet së kopjuari Snapchat - Insajderi
×
Teknologji

Facebook nuk ndalet së kopjuari Snapchat

Insajderi
03 October 2016 - 18:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook është i vendosur “ta rrënojë” dhe ka huazuar një tjetër funksionalitet nga konkurrenti i tij Snapchat. Pas debutimin të “Historive” në Instagram në gjatë muajit Gusht, rrjeti social ka vendosur ta huazojë edhe në aplikacionin e komunikimit Messenger.

I quajtur Messenger Day, funksionaliteti i ri do të tregojë histori dhe ngjarje nga miqtë tuaj në Facebook në krye të ndërfaqes së aplikacionit Messenger, njëlloj si në Instagram, raporton pcworld.al.

Historitë e publikuara të Messenger Day do të skadojnë pas 24 orësh. Përdoruesit do të kenë qasje në mjete vizatimit, filtra dhe stickers-a, ngjashëm me Snapchat dhe Instagram.

Duke folur për TechCrunch, një zëdhënës i Facebook tha, “Ne e dimë se njerëzit hyjnë në Messenger për të shpërndarë momentet e çdo dite me shokët dhe familjen.”

Veçoria e re është e disponueshme vetëm në Poloni dhe është në një fazë eksperimentale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark