Ende nuk dihet data e ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi - Insajderi
×
Kulturë

Ende nuk dihet data e ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi

Insajderi
04 October 2016 - 11:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Akademia e Shkencave që ndan çmimet Nobel tanimë ka caktuar datat e çmimeve që do të ndahen sivjet në të gjitha kategoritë përvec cmimit për Letërsi.

Të hënën u nda cmimi për mjeksi të cilin e mori japonezi Yoshinori Ohsumi, sot është paraparë që të ndahet çmimi Nobel për Fizikë, nesër për Kimi, me datë 7 tetor ndahet çmimi Nobel për Paqe, me datë 10 tetor ai për Shkenca Ekonomike.

Në faqen zyrtare të Akdameisë dhe në Facebook, ende nuk është vendosur ndonjë datë e caktuar për ndarjen e cmimit për letërsi, madje edhe thuhet se ende nuk dihet kur do të shpallet autori ose autorja më e mirë e këtij viti.

Këtë vitë ndër shkrimtarët favoritë janë Ismail Kadare, Amos Oz, Haruki Murakami, derisa vitin e kaluar, ky cmim iu nda shkrimtares Svetlana Alexievich. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark