Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe - Insajderi
×
Kulturë

Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

Insajderi
25 February 2019 - 18:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kisha e Shën Sotirës ndodhet në jug-lindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike, pasii në datë 19-29 maj 1907, Mihal Grameno me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore, duke përdorur si vendstrehim kishën e Shën Sotirës. Për këtë arsye kisha ruhet si një monument me vlera të rëndësishme historike.

Ajo është një kishë e thjeshtë me përmasa 4.4×9.5 m, me naosin që ndahet nga altari me një ikonostas të thjeshtë muri, i pajisur me dy hyrje. Brenda në absidë dhe në kamaren pranë saj ruhen gjurmët e vetme të afreskut që dikur zbukuronte muret e brendshme të kishës./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark