Psikoterapia artistike – si po ndihmojnë objektet e muzeve në shëndetin mendor - Insajderi
×
Kulturë

Psikoterapia artistike – si po ndihmojnë objektet e muzeve në shëndetin mendor

Insajderi
28 February 2019 - 23:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ideja e psikoterapisë në muze mund të duket e pazakontë por psikologët e shërbimit kombëtar të shëndetit në Uells janë duke e provuar këtë ambient për të ndihmuar pacientët e tyre të shprehen më lehtë, shkruan Insajderi.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit e gjejnë vetën në objektet brenda muzeut dhe reflektimi ynë në objekte mund të na tregojë shumë për veten tonë.

Një objekt mund të përmbaj emocione të fuqishme, ose të simbolizoj një aspekt aktual ose eksperienca nga e kaluara.

Kjo ishte hera e parë kur objektet e muzeut u përdorën për këtë formë të artit psikoterapeut për pacientët të cilët kishin nevojë për shërbime të shëndetit mental.

Trajnimi është mbajtur me pacientë të shumtë, të cilët më pas kanë deklaruar se kjo formë e terapisë ka qenë shumë e suksesshme duke i bërë ata të ndihen më të vlefshëm dhe më të lidhur me botën e jashtme./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark