ODA sot mbush 16 vjet – Vjen premiera e shfaqjes “Graviteti - Insajderi
×
Kulturë

ODA sot mbush 16 vjet – Vjen premiera e shfaqjes “Graviteti

Insajderi
01 March 2019 - 14:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teatri ODA sot shënon 16 vjetorin e themelimit me premierën e shfaqjes “Graviteti”.

“Graviteti”, një shfaqje teatrore e përbërë prej skenave – kronikë të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun. Graviteti – është forca që tërheq në mënyrat më të ndryshme personazhet e këtyre kronikave. Tablo e ngjarje fiktive të “muzeut gravitacional” nisin prej Skënderbeut, Arbëreshëve, emigrantëve të parë të Shqipërisë e deri te personazhet e ditëve të sotme të mërguar apo të kthyer, transmeton KultPlus. “Graviteti” ofron një eksperiencë artistike të eksplorimit të lidhjes së veçantë të shqiptarëve me atdheun, prej këndvështrimeve dhe situatave nga më të ndryshmet, ku fuqia e gravitetit arrin deri edhe në aktet më sublime njerëzore.

Tekstin e kësaj shfaqje e ka bërë Lirak Çelaj, regjinë Florent Mehmeti. Aktorët të cilët do të luajnë në këtë shfaqjes janë: Daniela Markaj, Flamur Ahmeti, Kaltrinë Zeneli dhe Leonit Maloku.

Shfaqja “Graviteti” do të fillojë në orën 20:00 dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Komuna e Prishtinës./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark